Intel Fsheh Frekuencat Turbo Të Gjithë-Bërthamave Në Proçesorët e Tyre

Intel Fsheh Frekuencat Turbo Të Gjithë-Bërthamave Në Proçesorët e Tyre

Në një tjetër veprim të dyshimtë, Intel ka bërë të ditur se nuk do të ndajë më detaje rreth frekuencave turbo të shumë-bërthamave në proçesorët e tyre.
Siç vihet re me gjeneratën e tetë Coffee lake, Intel rendit vetëm frekuencën më të lartë për tek bërthamë, dhe atë bazë jo pjesën tjetër.
Kjo është renditja për CPU-të.

1. Baza Frekuenca bazë.
2. E kategorizuar Frekuenca Turbo e të gjithë-Bërthamave.
3. Tek bërthame Turbo.

Intel tani e tutje do të listojë vetëm frekuencën bazë (1) dhe tek bërthamën (3).
Portali eteknix ka një citim zyrtarë nga vet intel rreth këtij vendimi.
“Na duhet të jemi konsistentë, frekuencat turbo e të gjithë-bërthamave varen nga konfigurimi i sistemit dhe ngarkesat e punës.”

Megjithatë Intel Core i7 8700 listohet me frekuencë 4.7 GHz, duke pasur parasysh se kjo është frekuenca e tek bërthamës, ky proçesorë në të vërtet punon me 4.3 GHz në të gjashtë bërthamat e tij, çka na duket si një hile ndaj konsumatorit.