Nëse nuk e dinit, çipi grafik në proçesorët Intel nuk prodhohet nga vet kompania, deri më sot Intel ka një marrëveshje me Nvidia-n për prodhimin e këtij çipi.
Vitin e kaluar krye redaktori i HardOCP Kyle Bennett, në një postim pati thënë se një marrëveshje Intel / AMD ishte firmosur, dhe se çipi grafik në proçesorët e rijnë Intel do të ishte ai i Radeon.
Këto zëra na u dukën si të pa kuptimta dhe i injoruam, mirëpo ky lajm u riciklua gjatë këtij fillim viti dhe si AMD dhe Intel refuzuan të komentojnë.
Por sot në një deklaratë dërguar Tech Trader Daily nga një zëdhënës i Intel, thuhet se “thashethemet e fundit që Intel ka licencuar teknologjinë grafike të AMD-s janë të pavërteta”.
Burimi: Barrons