You are currently viewing Intel konfirmon se bordet B460 dhe H410 nuk do të mbështesin Proçesorët Rocket Lake

Intel konfirmon se bordet B460 dhe H410 nuk do të mbështesin Proçesorët Rocket Lake

Intel tashmë ka konfirmuar se bordet e rangut fillestar H410 dhe ato të rangut të mesëm B460 nuk do të jenë në përputhje me Proçesorët e ardhshëm Intel Rocket Lake. Kompania ende nuk bëri të ditur se kur saktësisht do të dal seria e re e Proçesorëve Rocket Lake.  Synimi i intel mbetet brenda tremujorit të dytë të këtij viti. Partnerët e bordit Intel kanë filluar të zbulojnë formacionin e tyre të bordeve B560 dhe H570. Duket se këto borde së bashku me Z590 do të jenë bordet e vetme të përputhshme për serinë e ardhshme të gjeneratës së 11 Rocket Lake.
Bordet H510 nuk kanë ndonjë përditshmëri të madhe në krahasim me H410.
Bordet H510 tashmë ofrojnë lidhje wireless WiFi6 në bord, por mungon Virtualization Technology e gjendur në bordet e vjetra H410. Nga krahu tjetër bordet B560 ofrojnë disa risi interesante krahasuar me para ardhësit e tyre. Për herë të parë, Intel po lejon tejkalimin e frekuencave të Ram-it në këtë çipset të rangut të mesëm. Bordet gjithashtu kanë mbështetje për RAID dhe me mbështetje 1×16 + 1×4 fole PCI Gen 3.0. Sigurisht, seritë 500 gjithashtu mbështesin PCI Gen 4.0 por ato fole trajtohen ekskluzivisht nga Proçesori, dhe jo nga çipset.
Intel Chipsets
Z590 H570 B560 H510 / H410 B460
Supports Memory OC YES YES YES NO NO
Max DIMMs Per Channel 2 2 2 1 2
Max Displays 3 3 3 2 3
Max PCIe Lanes 3.0 24 20 12 6 16
Max USB Ports 14 14 12 10 12
Max Sata 6.0 Ports 6 6 6 4 6
Raid Support YES YES NO NO YES
Supported PCIe Config. 1×16+1×4 or 2×8+1×4 or 1×8+3×4 1×16+1×4 1×16+1×4 1×16 1×16