Me gjithë zhurmën dhe spekulimet për DDR4 dhe çipsetin e famshëm X99, VR-Zone ka detaje të reja mbi datën e debutimit në treg të platformës së re High End nga Intel.
Intel ka planifikuar të shpallë proçesorët e rinj Core i7-5960X, Core i7-5930K dhe Core i7-5820K në datën 14 shtator të këtij viti. Ky është një lajm i mirë për entuziastët, jo vetëm për CPU e reja por edhe për DDR4. Gjithashtu në të njëjtën datë Intel planifikon normalisht edhe daljen në treg të X99 (me emër në kod Wellsburg) i cili do të jetë e vetmja mënyrë për të përdorur CPU e rinj.
Gjatë kohës së pritjes për X99, Intel do të nxjerrë edhe disa CPU të reja Haswell-Refresh
Nga tabela duken shumë qartë parametrat e CPU të reja. Ajo që bie më shumë në sy është i7-5960X, një 8 berthamësh me 20MB Cache, i pari në desktop nga Intel. Frekuencat bazë janë mëse të mjaftueshme pa harruar faktin që mund të bëhet edhe overclock dhe të përfitohet një përqindje ekstra falas në performancë. CPU e tjerë janë minimalisht me 6 bërthama, si 5820k dhe 5930k. Përfitime të kësaj teknologjie përfshijnë DDR4 me frekuencë bazë 2133MHz, deri në 5 karta me PCI Express 8x, dhe normalisht arkitektura e Haswell-E me më shumë instruksione për cikël (IFC) gjë që pritet ti bëjë më efektivë se Ivy-Bridge-E.
Përfundimi: Intel po bën avancime siç pritet por të gjithë e shohim që avancimet janë minimale. Kjo ndodh sepse në segmentin High End, Intel nuk ka një konkurencë të mirëfilltë nga AMD apo konkurent tjetër. Ky është monopolizimi i Intel dhe fatkeqësisht nqs AMD nuk do zgjohet nga gjumi, ne do vazhdojmë të gëzohemi me 5% rritje që na jep Intel në çdo “gjeneratë të re” që nxjerr.
Le të diskutojmë këtë lajm në forumin tonë.
Nqs lajmet tona ju pëlqejnë ju lutemi na bëni një share duke përdorur butonat më poshtë.