Javën e shkuar dolën zyrtarisht në treg dy nga proçesorët kryesore të familjes Kaby Lake, 7600 dhe 7700.
Sigurisht që me ta dolën edhe një sërë modelesh Pentium, interesant është se nga këto modele disa kanë Hyper-Threading e ndezur, dhe kjo s’duket si një gabim, por është e zyrtarizuar nga faqja e të dhënave për produktet Intel.
Konstatimi erdhe nga një përdorues në një forum Holandez Hardware.Info .
Modelet që do të kenë Hyper-Threading janë si më poshtë:
Pentium G4560
Pentium G4560T
Pentium G4600
Pentium G4600T
Pentium G4620.
Historikisht proçesorët Pentium kanë qenë me dy bërthama dhe asnjëherë s’kanë pasur Hyper-Threading.
Kjo veçori e re e proçesorëve Pentium i bënë ata shumë atraktiv për shkak të çmimit, me Hyper-Threading rendimenti mund të jetë diku aty me core i3.
Megjithatë proçesorët Pentium do të vazhdojnë të mos mbështesin teknologjinë AVX2 instruction, e cila shpejton proçesin e editimit të videove.