Pas rrjedhjeve të shumta të informacioneve në lidhje me gjeneratën e dhjetë të Proçesorëve Comet Lake, pritej një shpallje simbolike gjatë CES 2020. Por as gjë nuk u përmend në lidhje me Proçesorët për Desktop, intel u përqendrua tërësisht tek çipi 10nm+ Tiger Lake për mobile, dhe kartat grafike Xe. Revista Gjermane Computerbase ka teorinë e saj për heshtjen e intel, sipas burimeve të tyre pran prodhuesve të bordeve, Intel nuk dëshiron të flas për momentin për Proçesorët Comet Lake, pasi konsumi i energjisë tejkalon 300W, dhe po përpiqen të optimizojnë dizajnin e tyre përpara se t’i hedhin në treg. Disa prodhues të bordeve zbuluan se produkti me 10-bërthama tejkalon 300 Watt gjatë ngarkesës së plotë. Sa për referencë produkti me 10-bërthama i9 10900K duhet të ketë një TDP prej 125W. Ky konsum i lartë jo vetëm që do të ishte paksa i bezdisshëm, por prodhuesit tashmë kanë hartuar bordet e tyre për specifika të caktuara, konsumi më i lartë i energjisë mund të sjellë probleme në lidhje me VRM-t. Bordet LGA 1200 nga Asrock, Asus dhe Gigabyte kanë qenë të gatshëm për të dal në treg prej kohësh. Megjithatë me siguri do të mësojmë më shume gjatë Computex këtë verë.
Formacioni i pritur jozyrtar dhe i pakonfirmuar nga Intel.