Një tabelë krahasimi e rendimentit që vjen nga grupi i marketingut Intel Partner Connect, është zbuluar online. Sipas Intel, një Laptop i pajisur me Core i7-10750H do të ofrojë përvojë më të mirë në lojëra sesa ai me CPU Ryzen 9 4900HS i AMD-së. Vlen për tu theksuar se tabela krahason platformën në tërësi e jo CPU ose GPU, megjithatë, ka disa gjëra që duhet të merren në konsideratë. Si fillim, AMD Ryzen 4900HS është një Proçesor 35W aktualisht i përdorur ekskluzivisht nga ASUS. AMD e konsideron ASUS G14 ROG Zephyrus si modelin e flamurit dhe u përdor në mënyrë aktive për marketing.
G14 është një laptop 14-inç që përmban CPU dhe GPU me fuqi të kufizuar. Karta grafike është varianti GeForce RTX 2060 Max-Q 65W. Përkundrazi nga varianti i plotë 90W, ky model ka një frekuencë të kufizuar në 1185 MHz. Në krahun tjetër, kemi Core i7-10750H (MSI GL65), i cili është një laptop 15-inç që përmban modelin 90W Max-P variantin e GeForce RTX 2060 me frekuenca më të larta 1560 MHz. Intel pretendon se sistemi MSI është më i mirë në lojërat e zgjedhura AAA të matura në parametrat ultra me të paktën 18%. MSI GL65 është gjithashtu më i lirë se Laptopi G14. Natyrisht, Intel mund të kishte përdorur një sistem të ndryshëm për krahasim, në fund të fundit, Laptopë Ryzen 4000 me 90W RTX 2060 ekzistojnë. 😀