Mesa duket dalja në treg e proçesorëve RYZEN do të llokoçis tregun.
Intel do ti kundërpërgjigjet AMD-së duke rinxjerrë serinë Kaby Lake me frekuenca më të larta dhe gjithashtu duke shtuar Hyper-threading [HT] për serinë i5.
Lajmi vjen nga CanardPC. i5-7640k do të ketë një frekuencë bazë prej plus 200 MHz kundrejt i5-7600k, dhe i7-7740K plus 100 MHz kundrejt i7-7700.
Këto janë thjesht frekuencat bazë, pasi nuk dihet ende sa do të shtyjnë me turbo.
Normalisht që me rritjen e frekuencave rritet dhe konsumi, proçesorët e rijnë do të kenë një TDP prej 100vat kundrejt 91vat të proçesorëve që dolën muajin e kaluar.
Përveç frekuencave, i5-7640k do të ketë dhe Hyper-threading [HT], duke u bërë proçesori i parë i linjës i5 që mbështetet këtë teknologji, e cila sipas mendimit tonë duhej mbështetur kohë më parë.
Të gjithë këto ndryshime në një seri të re që mbushi një muaj nga dalje në treg na bëjnë optimist për rendimentin e proçesorëve RYZEN nga AMD, le të shpresojmë për konkurrencë të lartë midis dy kompanive pasi ai që përfton nga e gjithë kjo është konsumatori.
