Zëvendës presidenti i Electronic Arts, Patrick Soderlund, ka komentuar në një intervistë të fundit gjendjen e risive në lojërat moderne.
Sipas mendimit të tij në pesë vjeçarin e ardhshëm do të përjetojmë një nivel tjetër të teknologjisë në krahasim me dyzetë vjeçarin e fundit
Në veçanti, Soderlund përmendi inteligjencën artificiale si “të tmerrshme” në titujt e sotëm. “Si projektues, ne gjithmonë përpiqemi të fshehim aspektin e dobët të IA-s duke ju drejtuar momenteve të pre shkruara, kjo është IA në formën e saj më të thjeshtë dhe kjo nuk është e mirë”.
“Për ne një IA që mëson, të kuptojë se çfarë po bën dhe të kundërpërgjigjet, pra të imitoj një lojtar njerëzor – kjo do të jetë e mundur në një kohë shumë të shkurtër dhe është emocionuese për mua”, tha Soderlund.
Burimi: WCCFTech