You are currently viewing AMD dhe NVIDIA presin që inventari i kartave grafike të mbetet i dobët gjatë gjithë tremujorit të parë

AMD dhe NVIDIA presin që inventari i kartave grafike të mbetet i dobët gjatë gjithë tremujorit të parë

2020 ka qenë një vit i mbrapsht për arsyet që i dimë të gjithë. Me shpalljen e kartave grafike në vjeshtë të viti që lamë pas, u mendua se do të na lehtësohej sa do pak stresin duke luajtur lojërat tona të preferuara në detajin më të lartë dhe me shumë FPS. Por situata doli shpejt jashtë kontrollit, dhe mbetet e pa qëndrueshme edhe sot. Seritë e reja të kartave grafike nga AMD dhe NVIDIA vazhdojnë të kenë mungesa të mëdha në treg për arsye të shumta. Të dy kompanitë tani pohojnë gjithashtu se këto mungesa do të zgjasin gjatë gjithë gjysmës së parë të 2021. Janë realizuar dy intervista me personalitete kryesore nga secila kompani. Analisti i tregut Harlan Sur pati një bisedë me Colette Kress të NVIDIAs. Sipas saj, mungesat shkaktohen në thelb nga kërkesa e vazhdueshme e lartë. Projektuesi i çipave pret që furnizimi të jetë i pamjaftueshëm gjatë tremujorit të parë të vitit fiskal. Që do të thotë, deri në fund të Prillit 2021. Në terma afatshkurtër, për këtë arsye do të mbetet e vështirë blerja e një karte grafike Ampere.

This demand has remained stronger for longer. Okay? So, supply does remain tight at this time. We expect the overall channel inventories, meaning the inventories that are with our AIC partners as well as in our e-tail and retail channels will likely remain lean throughout Q1.

Our overall capacity has not been able to keep up with that overall strong demand that we have seen. We’ve seen in terms of constraints, constraints really from the overall global surge of compute and the overall capacity, capacity that may be necessary for assembly and test and/or sub trades as well. But again, we remain focused on this and working each day to improve our overall supply situation. […] Our channel inventory is being lean and likely remaining lean though. We’ll focus in terms of how to think about that supply for our revenue as we think on Q1.

— Colette Kress, EVP and CFO of NVIDIA at J.P. Morgan Tech/Auto Forum Conference, Seeking Alpha

Në ekipin e kuq, nga ana e Radeon, Ian Cutress nga AnandTech foli me  Dr. Lisa Su të AMDs. Ajo gjithashtu thekson se problemet e furnizimit janë shkaktuar kryesisht nga kërkesa e lartë. Sidoqoftë, ajo e përmendi edhe mungesa në përbërës, që gjithashtu do të vazhdojë deri në fund të Qershorit.