Bandai Namco ka publikuar një video të re gameplay për JUMP FORCE, e dedikuar tërësisht për Manga/Anime-n e mirë njohur Bleach.
JUMP FORCE është një lojë Fighting, që përmbledh Manga/Anime-t më të njohurat në botë, ku përfshihen DRAGON BALL Z, ONE PIECE, NARUTO dhe shumë të tjerë.
Lojtarët do të jenë në gjendje të krijojnë ekipin e tyre të ëndrrave me tre personazhe, në beteja epokale në mbarë botën, duke përfshirë Times Square në New York dhe Alpet Zvicerane të Matterhorn.
Duke përdorur motorin grafik Unreal Engine 4, JUMP FORCE premton të sjellë këto titanë të kulturës pop Japoneze në jetë për herë të parë, vitin që vjen për Console dhe PC.
[toggle title=”Trailer“][/toggle]