Kartat e gjeneratës së ardhshme të NVIDIA-s do të zbulohen në Gusht

Kartat e gjeneratës së ardhshme të NVIDIA-s do të zbulohen në Gusht

Diçka po zien tek Nvidia me siguri.
Gjatë 19-21 Gushtit 2018, do të zhvillohet konventa e çipave të nxehtë.
Programi i Nvidia-s për këtë konferencë është bërë publik, dhe në ditën e parë të konferencës do të mbahet një prezantim nga Stuart Oberman i Nvidia-s, ku do të tregohet mbi të gjitha gjenerata e ardhshme e kartave grafike të konsumit.

Nvidia do të mbaj prezantime të shumta gjatë ditëve të konferencës, megjithatë, ajo që u intereson gamer-ave është pikeshit gjenerata a ardhshme e kartave grafike të konsumit.
A do të zbulojnë një arkitekturë të re, apo një rifreskim të Pascal, diçka e bazuar në Volta, Ampere, apo Turing?
Askush nuk e di me përjashtim të Nvidia-s. Prezantimi do të zhvillohet më 20 Gusht, që është më pak se tre muaj larg, që gjithashtu është në përputhje me prodhimin në masë të memorjes së re GDDR6.