Kartat grafike AMD të bazuara në çipet Navi 12 dhe Navi 14 mund të dalin muajin që vjen

Kartat grafike AMD të bazuara në çipet Navi 12 dhe Navi 14 mund të dalin muajin që vjen

Një përditësim i fundit në librarin e programeve Mesa 3D ka krijuar jo pak biseda në internet. Përditësimi sugjeron se AMD është duke përgatitur kartat grafike të bazuara në çipet Navi 12 dhe Navi 14 të cilat priten të dalin rreth gjysmës së Tetorit.

Mbetet për tu par çmimet që AMD do të donte të adresonte në mënyrë specifike me Navi 12 dhe Navi 14 megjithatë seritë Radeon RX 5600 dhe Radeon RX 5500 priten të dalin nga këto çipe. Muaji që vjen shihet si dritarja për daljen në treg  për shkak të lëshimit të paketës së softuerit Mesa: kandidati i parë është caktuar brenda këtij afati kohor. Programuesi që e postoi këtë angazhim ishte duke punuar më parë në shtimin e IDI PCI për Navi 14 në fund të Gushtit.