You are currently viewing Kartat Radeon RX 5700 të partnerëve do të dalin në Gusht të këtij viti

Kartat Radeon RX 5700 të partnerëve do të dalin në Gusht të këtij viti

Në pritje të Radeon RX 5700 dhe 5700 XT, në internet shpërtheu debati nëse do të ketë apo jo karta të serisë Navi të krijuara nga partnerët e AMD, si Saphire, XFX, Asus, etj. Përgjigjja erdhi gjatë evenimentit AMD Tech Day, ku normalisht u konfirmua se nuk do të mungonin edhe kartat e partnerëve. AMD tha se për shkak të problemeve logjistike, kartat e partnerëve do të dalin në treg plot një muaj pas daljes së modeleve referencë të Radeon RX 5700 dhe 5700 XT me 7 Korrik të këtij viti.