Kërkesat e Shadow of Mordor janë akoma më të larta se Watch Dogs

Kërkesat e Shadow of Mordor janë akoma më të larta se Watch Dogs

Para disa ditësh të gjithë ne pamë kërkesat e tepërta të Watch Dogs, gjithsesi sot dolën edhe kërkesat për një tjetër lojë me kërkesa të cilat do ta ulin kompjuterin tuaj në gjunjë edhe nqs ju dilni poshtë e lartë duke u mburrur me kompjuterin tuaj. Duke mënjanuar shakatë dhe duke shkuar tek gjërat serioze shohim në videon më poshtë që loja është një miks midis Assassin’s Creed + Lord of the Rings me fantazi pafund dhe aksion të menjëhershëm.

Dalja është në tetor por Steam e ka listuar ne faqen zyrtare, bashkë me specifikimet e kërkuara. Normalisht tetori është larg dhe mund të presim plot surpriza rrugës si karta më të mira me çmime interesante etj.

Middle-Earth-Shadow-of-Mordor-3

Le të shohim kërkesat:

Minimumi: 
OS: 64-bit: Vista, Win 7, Win 8
Proçesor: Intel Core i5-750, 2.67 GHz | AMD Phenom II X4 965, 3.4 GHz
RAM: 4 GB RAM
Grafikë: NVIDIA GeForce GTX 560 | AMD Radeon HD 6950
DirectX: Version 11
Network: Lidhje interneti konstante
Hard Drive: 25 GB hapësirë boshe

Rekomandimi: 
OS: 64-bit: Win 7, Win 8
Proçesor: Intel Core i7-3770, 3.4 GHz | AMD FX-8350, 4.0 GHz
RAM: 8 GB RAM
Grafikë: NVIDIA GeForce GTX 670 | AMD Radeon HD 7970
DirectX: Version 11
Network: Lidhje interneti konstante
Hard Drive: 40 GB hapësirë boshe

Duke parë krahasimin me Watch Dogs duhet një sistem i njëjtë 64-bit. Ndërkohë që kërkesa për RAM është më e ulët, kërkesa për GPU është më e lartë duke filluar nga GTX 560 dhe duke vazhduar tek rekomandimet e GTX 670, krahasuar me Watch Dogs që mund të kënaqet edhe me shumë më pak, konkretisht GTX 560.

Njësoj si Watch Dogs, Shadow of Mordor do të dalë për konsolat e gjeneratës së vjetër, të gjeneratës së re si dhe normalisht për PC.