You are currently viewing Kingston Digital Paraqet USB-n Flash Me Kapacitet 2TB

Kingston Digital Paraqet USB-n Flash Me Kapacitet 2TB

Kingston Digital lideri në prodhimin e memorjeve flash paraqet, DataTraveler Ultimate GT, USB-ja e parë në botë me kapacitet 2TB.
Përdoruesit do të kenë mundësi të ruajnë sasi të mëdha të dhënash që mund ti marrin me vete kudo që ndodhen fal përmasave të vogla të pajisjes, si P.SH, deri në 70 orë material video në 4K.
DataTraveler Ultimate GT është e përberë nga materiale të nivelit të lartë, si zinku, për të garantuar siguri dhe jetëgjatësi.

Çmimi nuk është ende i ditur me gjithatë DataTraveler Ultimate GT pritet të dalë në treg në Shkurt të këtij viti, me kapacitet 1TB dhe 2TB, me garanci 5 vjeçare, si dhe shërbim teknik falas nga Kingston.

Parametrat janë si më poshtë.

Kapacitet: 1TB, 2TB
Shpejtësi: USB 3.1 Gen 1 (USB 3.0)
Përmasat: 72mm x 26.94mm x 21mm
Temperaturat e Punimit: -25°C në 60°C
Temperaturat e Flash-it: -40°C në 85°C
Garanci: 5-vjecare me shërbim teknik falas.