Konami vendos pagesë mbi folenë e dytë të ruajtjes së lojës në Metal Gear Survive

Konami vendos pagesë mbi folenë e dytë të ruajtjes së lojës në Metal Gear Survive

Metal Gear Survive si shumë lojëra të tjera kërkon krijimin e një profili në mënyrë që të fillojë fushata vetëm ose multiplayer në internet.
Megjithatë, vetëm foleja e parë për ruajtjen e lojës është falas.

Lojtarët që duan të riluajnë dhe të mbajnë karakterin e tyre ekzistues, do tu duhet të paguajnë Konamin për një fole të dytë për ruajtjen e lojës.
Çdo fole e re kushton 1000 monedha Survival. Çka do të thotë se lojtarëve do tu duhet të shpenzojnë së paku 10$ për të blerë 1150 monedha Survival për të blerë një fole të re për ruajtjen e lojës.

Ky koncept sigurisht nuk është i ri pasi ekziston në shumë lojëra multiplayer, dhe është disi i justifikueshëm pasi paguan për ngarkim shtesë në serverat e tyre. Por në rastin e Konamit, është absolutisht e gabuar tu faturohet lojtarëve ruajtja e një skedari shtesë në HDD/SSD-n e tyre.

Burimi: TechPowerUp