You are currently viewing Kutit e ushqimit të së ardhmes nuk do të kenë lidhës ATX 24-pin

Kutit e ushqimit të së ardhmes nuk do të kenë lidhës ATX 24-pin

Gjatë viteve në vijim mund të kemi të reja interesante në sektorin e kutive të ushqimit për Desktop. Intel është duke punuar në një standard të ri për kutit e ushqimit bazuar në 12 volt. Kjo do të thotë një furnizim me energji elektrike vetëm me një lidhës ATX 10-pin dhe tension kryesor 12 volt. Kjo risi do të shtonte efikasitetin e  kutive të ushqimit por edhe uljen e kostos. Aktualisht, Kutit e ushqimit ofrojnë mbështetjeje për 3.3 5 dhe 12 volt, por shumica konsumohet nga karta grafike dhe Proçesori për shembull. Pastaj shtohen dy binarë për të siguruar 3.3 volt dhe 5 volt për pajisjet USB, HDD ose SSD.

Do të jetë detyra e bordeve të ardhshëm  të garantojnë voltazhet e kërkuara përmes konvertimit DC-DC. Se si do të funksionoj [kabllot mënjanë], mbetet për tu par. Prototipi ATX12VO është treguar gjatë CES, brenda këtij viti intel do të nxjerrë dhe specifikimet e plota.