Lenovo tërheq disa modele të Laptop-ve ThinkPad X1 Carbon pasi mund të merrnin flak

Lenovo tërheq disa modele të Laptop-ve ThinkPad X1 Carbon pasi mund të merrnin flak

Lenovo po tërheq një numër modelesh të serisë ThinkPad X1 Carbon.
Mesa duket Laptop-ët mund të marrin flak, shkaktar është një vidë e pa shtrënguar mirë.
Katër modele të gjeneratës së pestë ThinkPad X1 Carbon ndikohen nga çështja në fjalë.
Lenovo ka bërë të ditur lajmin në faqen e saj.
Sipas kompanisë tërheqja është preventive, pasi ende nuk është shfaqur një rast konkret.
Laptopët e gjeneratës së pestë ThinkPad X1 Carbon të prodhuara më ose pas datës 1 nëntor 2017 nuk janë të prekur.
Për të kuptuar nëse Laptopi juaj ThinkPad X1 Carbon është i prekur, ndiqni udhëzimet në faqen e Lenovo-s në seksionin “Determine if my laptop is being recalled”. Lenovo po ofron një program të inspektimit falas për të gjithë laptop-ët ThinkPad X1 Carbon të gjeneratës së pestë të prekur nga çështja në fjalë. Nëse konfirmohet që laptopi juaj është i prekur, ndiqni udhëzimet e mëposhtme në seksionin “My laptop is affected”.

Muajin e kaluar HP gjithashtu tërhoqi disa laptop pasi bateria mund të mbinxehej dhe të merrte flak.