You are currently viewing Lisa Su konfirmon “High End Navi GPU”.

Lisa Su konfirmon “High End Navi GPU”.

Ne konferencë Lisa Su tha që për ta është e rëndësishme të prodhojnë kartat “High End”. Mund të themi që kartat e reja do të bazohen në arkitekturën RDNA 2.0 pasi na është thënë që AMD do të nxjerr në treg karta që kanë suport Ray Tracing.

Deri tani nuk kemi asnjë informacion fiks rreth datës dhe parametrave por ekziston mundësia që ta shpallin në Qershor 2020.

 

Nga pjesëtarët e AMD subreddit është zbuluar një test në OpenVR më një kartë të panjohur AMD, e cila rezulton 17% më lartë se RTX 2080 Ti.

 

A thua të jetë kjo “Big Navi” që është folur këto kohë?!

 

Akoma nuk është bërë e qartë por thjesht fakti që një kartë e pa shpallur e AMD ka këto rezultate na rrit shpresat e një karte rivale kundrejt Nvidias. Gjithashtu me shumë mundësi këto teste janë kryer në prototipe ku akoma nuk janë kryer optimizimet maksimale dhe mund të presim që të jenë edhe më lartë me produktin final.

 

Gjithësesi testimet e mësipërme mund të jenë edhe të pa vërteta dhe kjo do të tregohet me kohën.