You are currently viewing Loja E Re Nga Bandai Namco ‘Code Vein’ Tregohet Me Disa Foto

Loja E Re Nga Bandai Namco ‘Code Vein’ Tregohet Me Disa Foto

Bandai Namco ka publikuar fotot e para zyrtare të Code Vein, loja e re aksion RPG e punuar në Unreal Engine 4.
Pjesë e ekipit të zhvillimit janë disa figura kyç të God Eater si, Keita Iizuka (producent), Hiroshi Yoshimura (drejtues) dhe Yusuke Tomizawa (lider i ekipit).
Protagonistët e Code Vein janë Revenant-ët, njerëz të kthyer në vampir të cilët kanë braktisur kujtesën dhe shpirtin e tyre për një fuqi të jashtëzakonshme, por kjo i detyrojë ata të ushqehen me gjak.
Në botën e lojës e quajtur Vein, e cila do të përbëhet nga zona të mëdha dhe dungeon [qeli nën tokësore], lojtari do të ketë mundësi të luftojë vetëm ose në shoqëri, krijesat e quajtura Lost, që rrezikojnë botën e Vein.
Loja do të dalë vitin që vjen për momentin nuk janë shpallur platformat me gjithatë, duke parë suksesin e GOD EATER 2 Rage Burst në Steam, shanset për një port në PC janë të larta.

Burimi: Gematsu