Lojërat e Quantic Dream  për Playstation së shpejti në PC

Lojërat e Quantic Dream për Playstation së shpejti në PC

Gjatë një konference në GDC 2019, u njoftua ardhja e lojërave ekskluzive për Playstation si: Heavy Rain, Beyond: Two Souls, dhe loja e viti të shkuar Detroit: Become Human në PC. Lojërat u prezantuan gjatë konferencës së Epic Games, pasi që të tre titujt do të jenë të disponueshëm ekskluzivisht në Epic Games Store. Megjithatë, kjo nuk do të jetë një ekskluzivë e përhershme, pasi marrëveshja e arritur me Quantic Dream garanton një ekskluzivë një vjeçare. Pas kësaj periudhe, të tre titujt do të jenë të lirë për platforma të tjera si Steam. Për momentin, nuk kemi detaje për datën ekzakte të daljes në treg  e cila sidoqoftë është planifikuar për këtë vit. Quantic Dream u bë e pavarur nga Sony disa muaj më parë dhe njoftoi se do ti dedikohej zhvillimit të lojërave për platforma të ndryshme.