5 këshilla për lojëtarët në të qëndruarit të shëndetshëm dhe në formë.
– Stërvitje
Gjej kohë të çohesh, shkryth muskujt dhe stërviti ato, mbaji nyjet e lubrifikuara dhe kjo gjë do të zvogëlojë
dhimbjet në supe, eleminon muskujt e tensionuar dhe lufton obezitetin.
– Shmang sforcimin e syrit
Shmang përqëndrimin e dritës së ekranit duke krijuar një ambient me ndriçim të barabartë dhe mos harroni të
pushoni sytë ndërmjet lojërave.
– Dietë e shëndetshme
Ngrënia e një diete të varfër sjell mungesë të vitaminave dhe degradim të gjëndjes psikologjike dhe fizike.
Në rast se keni një dietë të balancuar me vitamina do keni benefitet e nje shëndeti më të mire dhe lojëra më të suksesshme.
– Qendrimi
Gjithmonë të jeni të vetdijshëm të qëndrimit në karrige pasi një qëndrim i mirë do të eleminojë shumë nga problemet
që thamë mësiper. Gjithashtu ja vlen të investoni në një karrige që ju ndihmon të mbani këtë qëndrim.
– Hidratohuni
Lojëtarët shpesh herë pijnë pije energjike por kurrë nuk duhet të harroni rëndësinë e ujit. Pasi energjia që ne kemi nderlidhet me sasinë e ujit që ne pimë, normalisht pa tejkaluar normat.