Mbështetja për Windows 10 mbaron në Tetor 2025

Mbështetja për Windows 10 mbaron në Tetor 2025

Javën e ardhshme, Microsoft do të njoftojë më shumë rreth brezit të ardhshëm të sistemit të operimit Windows.

Ndërkohë Microsoft  ka bërë të ditur se mbështetja për versionet Windows 10 Pro dhe Home do të ndalet në datën 14 Tetor 2025. Microsoft filloi të mbështesë me përditësime Windows 10 Home dhe Pro më 29 korrik 2015, kështu që mbështetja do të zgjas saktësisht dhjetë vjet, ashtu si me versionet e mëparshme të Windows.
Me 24 Qershor, Microsoft do të njoftojë gjeneratën e ardhshme të Windows. Ky event do të transmetohet drejtpërdrejt po atë ditë.
Ndërkohë kanë rrjedhur dhe të dhënat e para mbi sistemin e operimit të ri Windows 11.
I cili në pamje të parë duke i njëjti përveç disa ndryshimeve të vogla stilistike.