Media kritikon Intel për “keqinterpretimin” e krahasimeve midis Core i9-9900K dhe Ryzen 7 2700X

Media kritikon Intel për “keqinterpretimin” e krahasimeve midis Core i9-9900K dhe Ryzen 7 2700X

-Përditësim 16/10/2018-
Pas kritikave të shumta me metodën e përdorur nga “Principled Technologies”, kompania ka kryer përsëri testimet kësaj radhe duke aktivizuar të gjitha bërthamat e Proçesorit Ryzen, nga ku rezultoj se diferenca mesatare në lojëra midis Core i9-9900K dhe Ryzen 7 2700X është rreth 12.39% nga ç’ishte në testin e parë prej 40%.
Edhe pse “Principled Technologies” aktivizoj të gjitha bërthamat e Proçesorit Ryzen, ata nuk prekën profilin e Ram-it që do të thotë se për një rezultat serioz nga profesionist na duhet të presim datën 19 Tetor kur skadon edhe embargoja.
Intel nuk vonoj të komentoj testet e reja duke thënë se “Duke pasur parasysh reagimet nga komuniteti i teknologjisë, ne jemi të kënaqur që Principled Technologies zhvilluan teste shtesë. Tani i kanë publikuar këto rezultate së bashku me detaje më të hollësishme mbi konfigurimet e përdorura dhe arsyetimin. Rezultatet vazhdojnë të tregojnë se Intel Core i9-9900K është Proçesor më i mirë në botë për lojëra. Jemi mirënjohës për kohën dhe transparencën e treguar nga Principled Technologies gjatë gjithë procesit. Ne gjithmonë vlerësojmë reagimet e komunitetit të teknologjisë dhe presim me padurim edhe vlerësimet e palëve të treta që do të dalin më 19 Tetor”.
Burimi: TechPowerUp

-Artikulli origjinal-

Me daljen e gjeneratës së 9-të të Proçesorëve intel këtë javë, dolën edhe testet e para që pretendonin se ajka e kësaj gjenerate Proçesori Core i9-9900K ishte deri në 50% më i shpejt se Ryzen 7 2700X në lojëra.
Për fat të mirë, këto teste të porositura nga Intel kanë tërhequr vëmendjen e medias që i kanë kritikuar për kushtet e padrejta të këtyre testeve.
“Principled Technologies” vuri përball Core i9-9900K një sërë Proçesorësh Ryzen, në një përpjekje për të justifikuar çmimin e sugjeruar prej 488$ MSRP në USA të Proçesorit të fundit nga skuadra blu.
Rezultatet treguan se i9-9900K arriti deri në 50% diferencë ndaj rivalit, gjë që shpresonin dhe konsumatorët për shkak të çmimit premiumin prej 68% me shumë që duhet të paguajnë për këtë Proçesor kundrejt 300$ MSRP ne USA të Ryzen 2700X.
Edhe pse media nuk mund të publikoj ende asnjë test në lidhje me gjeneratën e 9-të deri në fund të afatit të caktuar nga intel, testuesit me përvojë e kuptuan menjëherë se diçka nuk shkonte dhe se rezultatet si nga Ryzen 2700X por dhe i7-8700K ishin më të ulëta sesa duhet të kishin qenë në realitet!
Shumë elementë të testit janë kryer në mënyrë korrekte, si Hardwer-i, Driver-at dhe rezolucioni.
Megjithatë, kushtet për çdo Proçesorë ishin drastikisht të ndryshme, Steve Walton nga Hardware Unboxed, duke përsëritur të njëjtin test zbuloj se Core i9-9900K përfitonte nga profilet XMP [që shërbejnë për kontrollimin e frekuencave dhe kohës së Ram-it] të ekzekutuara në mënyrë të qëllimshme që lejonin kohë më të mira, ndërsa ato të AMD-s ishin lënë në gjendjen e tyre të paracaktuar kohore.
Për të theksuar më tej hendekun, Forbes vë në dukje se Principled Technologies gjithashtu aktivizoj modalitetin e lojës, një opsion i dedikuar ekskluzivisht për Proçesorë Threadripper dhe numërin e tyre të lartë të bërthamave.
Kjo e reduktoi Ryzen 7 2700X në 4-bërthama, ç’ka lejoi Core i9-9900K të fitoj avantazhin prej 50% në Ashes of the Singularity, një lojë që shquhet për optimizmin e mirë dhe përdorimin e plotë të Proçesorëve me shumë-bërthama.
Intel iu përgjigj polemikave në një deklaratë për shtyp ku tha se vlerëson “punën e komunitetit shqyrtues” si dhe siguron që testet e ardhshme do të provojnë superioritetin e Core i9-9900K.
Ndërsa përgjigjja e Principled Technologies ishte pak më ndryshe!
Së pari, kompania mohon “çdo pandershmëri”, për të cilën ajo ishte e mbuluar në mënyrë të natyrshme me një mohim në veprën origjinale. ku thuhet se “Softwer-i dhe ngarkesat e punës në testet e rendimentit mund të jenë optimizuara për rendiment të lartë vetëm në Proçesorët Intel”.
Përdorimi i modalitetit të lojërave ishte rezultat i firmës që supozohet të ketë zbuluar se aktivizimi i këtij opsioni përmirësonte rezultatet e AMD-s në tërësi, ndërsa shpejtësia e memorjes u barazuan me atë të Intel duke përdorur D.O.C.P. [Direct Over Clock Profile].
“Tani po kryejmë testime shtesë me sistemet AMD duke përdorur Creator Mode”, tha Principled Technologies!
“Ne jemi të sigurtë në metodën e testimeve dhe rezultatet tona. Mirëpresim pyetjet dhe po bëjmë më të mirën për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me raportin tonë të përkohshëm por kjo kërkon kohë. Jemi gati të përgjigjemi nëse dalin çështje të tjera.”

Gjithësesi është e qartë që testet kanë qënë të qëllimshme në atë mënyrë. Tani a është paguar nga Intel që gjithashtu të kryej teste manipulative apo Principled Technologies i ka bërë me kokë të vet të gjitha, këtë nuk mund ta dimë megjithëse deri diku mund të merret me mend se çfarë është thënë në “mbledhje” dhe cilat kanë qënë Porositë 😉