Metro Exodus do të jetë loja e parë për PC që do të përdorë teknologjinë NVIDIA RTX

Metro Exodus do të jetë loja e parë për PC që do të përdorë teknologjinë NVIDIA RTX

Zhvilluesi 4A Games ka bërë të ditur se është duke punuar me NVIDIA-n për të implementuar efektin e tyre të ri Ray tracing në kohë reale.
NVIDIA RTX vë në dispozicion një efekt të ri të pasqyrimit në kohë reale për krijuesit e përmbajtjeve dhe zhvilluesit e lojërave e mbështetur nga ndërfaqja e Microsoft DirectX 12.
Ndryshe nga Microsoft DirectX Raytracing (DXR) i cili funksionon si për NVIDIA dhe AMD, RTX është ekskluziv për Kartat NVIDIA, i menduar për gjeneratën e ardhshme Volta e më tej.
4A Games do të publikojë një demo në lidhje me këtë efekt në GDC 2018 gjatë ditëve të ardhshme.
Për të pasuar një ide të efektit në fjalë mund të shini videon poshtë.