Microsoft nxori një patch të ri që zgjidh një problem me Windows 10. Disa përdorues së fundit kanë përjetuar probleme me nisjen dhe BSOD. Sipas Microsoft, fajtori ishte një ‘problem botimi’ me dy Update të sigurisë të nxjerra të Martën e kaluar.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Ankimet e para filluan të qarkullojnë nga e Mërkura por Microsoft nuk iu përgjigj atyre deri sot. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Tani kompania pranon se është në dijeni të çështjes dhe ka publikuar një lajmërim në faqen e saj të internetit me informacion rreth zgjidhjes së problemeve.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Përdoruesit që kanë marrë Update-in KB4041676 për Windows 10 build 1703, KB4041691 për Windows 10 build 1607, ose KB4041691 për Windows Server 2016 përmes Windows Server Update Services (WSUS) ose System Center Configuration Manager (SCCM) ishin prekur, ndërsa ato që kanë marrë Update-in e tyre përmes Windows Update (Business) nuk janë prekur nga këto probleme.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Tri mënyra të mundshme se si mund të zgjidhet çështja. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Një metodë përfshin thjesht rishikimin e Update-ve, dy të tjera janë pak me komplekse.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Nëse kompjuteri ende nis një administrator duhet të ekzekutojë një skriptë të ofruar nga Microsoft.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Nëse kompjuteri nuk nis, anashkalimi do të ishte përdorimi i funksionit të Riparimit Automatik të Windows 10 për të hequr Update-t me defekt ose Ripërtëritjen e Sistemit.
