You are currently viewing Microsoft do të ndaloj mbështetjen për Windows 7 në 2020

Microsoft do të ndaloj mbështetjen për Windows 7 në 2020

Nëse jeni ende në Windows 7, dini se Microsoft ka vendosur të ndal mbështetjen për sistemin operativ në vitin 2020.
Bizneset, megjithatë, mund të blejnë një kontratë të zgjeruar për mbështetje.
Në përmjet programit me pagesë të quajtur ‘Windows 7 Extended Security Updates (ESU)’ [Përditësimet e zgjeruara të sigurisë], bizneset do të marrin tre vjet extra mbështetje deri në Janar të 2023.
Çdo vit abonimi për këtë shërbim do të rritet.
ESU do të jetë në dispozicion për klientët e Windows 7 Professional dhe Windows 7 Enterprise. Gjithashtu, Office 365 ProPlus do të mbështetet në pajisjet me një abonim aktiv të Windows 7 ESU deri në vitin 2023. Klientët që janë në programin e ESU do të jenë në gjendje të vazhdojnë të përdorin paketën e Office në këtë mënyrë.
Edhe pse Windows 10 tashmë është afirmuar, Windows 7 ka ende një pjesë të tregut prej afro 40%.

Burimi: Microsoft