Microsoft ndalon përditësimin e Tetorit për Windows 10 për shkak të mungesës së disa dosjeve pas përditësimit

Microsoft ndalon përditësimin e Tetorit për Windows 10 për shkak të mungesës së disa dosjeve pas përditësimit

Microsoft ka ndaluar shpërndarjen e përditësimit të Tetorit për Windows 10 (versioni 1809) për të gjithë përdoruesit pas raportimeve të shumta rreth mungesës të disa dosjeve pas instalimit të përditësimit.
Nuk është hera e parë që Microsoft ka ndaluar shpërndarjen e një përditësimi të madh, diçka e tille ndodhi edhe me atë të Prillit, i cili gjithashtu u shty përkohësisht për shkak të një defekti.
Microsoft rekomandon përdoruesit të cilët e kanë shkarkuar manualisht përditësimin ta instalojnë atë dhe kërkon të presin për një version të ri.
Se kur përditësimi i ri do të rikthehet përsëri nuk dihet akoma, as shkaku i këtij defekti.

Burimi: Guru3d