Microsoft tha se nuk po punon më për veçori dhe pajisje të reja për Windows 10 Mobile. Kjo do të thotë se zhvillimi i sistemit operativ celular ka ndalur.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Lajmi vjen nga Joe Belfiore, nënkryetar i degës së sistemit operues të operatorit të teknologjisë. Sipas tij, Microsoft do të sigurojë vetëm rregullime në lidhje me ndo një bug dhe Update për sigurinë për Windows 10 Mobile. ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Microsoft nuk ka ofruar Update të mëdha për platformën mobile të Windows-it për një kohë të gjatë, por deri më sot, gjiganti i teknologjisë nuk pati ndarë zyrtarisht informacionin rreth ndaljes së zhvillimit.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Belfiore thotë se ai vetë nuk përdor më një smartphone Windows. Ai ka kaluar në një telefon Android, çka flet vet.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Gjatë një riorganizimi vitin e kaluar, Microsoft pati pushuar qindra punëtorë, duke kufizuar në mënyrë të konsiderueshme biznesin e smartfonëve.,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
HP, një nga kompanitë e fundit që ende prodhonte telefona Windows, tha së fundmi se do të ndërpresë prodhimin.
