Microsoft aktualisht po punon për krijimin e një Proçesori të bazuar në arkitekturën ARM, i cili do të përdoret për serverat dhe gamën e tabletave Surface. Apple tashmë ka hapur vallen me vendimin për të krijuar çipin e saj nën arkitekturën ARM duke i dhënë fund varësisë së tyre nga Intel (ose AMD). Çipi i Apple M1 tregoj se mund të ofrojnë rendiment të mirë dhe, mbi të gjitha, të zvogëlojnë konsumin e energjisë. Këto rezultate kanë vënë në lëvizje Microsoft që do të kërkoj të ndjek të njëjtën rrugë dhe kjo do të ishte një tjetër goditje për Intel, pasi kompania pësoi një rënie të madhe në tregun financiar pasi u publikua lajmi.
