Microsoft Përfundon Mbështetjen Për Windows Vista

Microsoft Përfundon Mbështetjen Për Windows Vista


Sistemi i operimit Windows Vista, që në ekzistencën e tij pati veç kritika, do të harrohet për gjithmonë.
Nëse kritikat ishin të drejta, nëse ishte një viktimë e gabimeve të veta, ose thjesht duke qenë shumë përpara kohës së vet (një pyetje që shtrohet ende edhe sot), nuk ka më rëndësi tani pasi Microsoft do të përfundoj mbështetjen e Windows Vista këtë 11 Prill.
Nëse përdorin akoma Windows Vista, është e këshillueshme të ndërroni sistemin e operimit, për arsye sigurie.
Gjithashtu, adresimet e problemeve nëpërmjet Windows Update, deri më sot aktiv do të ndalen.

Burimi: Digital Trends