You are currently viewing Microsoft po punon në një browser të ri Chromium?

Microsoft po punon në një browser të ri Chromium?


Mesa duket Microsoft mund të jetë duke punuar në zëvendësimin e browser-it të tyre Edge me një të ri të bazuar në strukturën Chromium.
Projekti Chromium është kod i hapur i krijuar nga Google, ku bazohen browser si ai i vet Goolge-it Chrome, por edhe të tjerë si Opera dhe Vivaldi.
Lajmi vjen nga Windows Central . Ende nuk ka shumë detaje Si p.sh, nuk dihet nëse browser-i i parazgjedhur i ardhshëm në Windows 10 do të quhet Edge ose do të riemërohet në bazë të kodit të ri.
Pritet që browser-i i ri i Microsoft të dalë në pranverë të vitit 2019 – ndoshta me një përditësim korrespondues të Windows 10. Edge nuk ka gëzuar asnjëherë popullaritet të madh. Në fillim, kishte mungesa të mëdha në veçori, në krahasim me browser-at e tjerë. Por edhe ankesa të shumta nga përdoruesit për mungesë stabiliteti dhe shpejtësi të ulët të lundrimit.
Deri më tani, Microsoft nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lëvizjen në Chromium. Pritet që Microsoft të njoftojë zyrtarisht planin në javët e ardhshme.