You are currently viewing Microsoft Shton Opsionin TruePlay Për Të Ndaluar Hileqarët Në Lojëra

Microsoft Shton Opsionin TruePlay Për Të Ndaluar Hileqarët Në Lojëra

Me Updatin e ri Fall Creators Update, Microsoft ka shtuar një opsion të ri për të zbuluar hileqarët [cheaters] në lojëra.
Funksionaliteti i ri quhet TruePlay, siç raportohet nga VG247. Me TruePlay, zhvilluesit e lojërave mund të identifikojnë mashtruesit dhe të ndërmarrin veprimet e duhura ndaj tyre.
TruePlay ndjek gjurmët e seancave të lojës dhe kontrollon për manipulime. Të dhënat pastaj grumbullohen dhe i dorëzohen zhvilluesit. TruePlay aktualisht funksion vetëm më lojëra të listuara në dyqanin e Microsoft si Forza, Gears Of War, etj.