You are currently viewing Microsoft Surface Pro 4 vendoset në frigorifer për të ‘zgjidhur’ problemin me dridhjen e ekranit

Microsoft Surface Pro 4 vendoset në frigorifer për të ‘zgjidhur’ problemin me dridhjen e ekranit

Artikulli i sotshëm mund të duket si komedi por çështja është serioze.
Një numër i konsiderueshëm përdoruesish të tabletës Microsoft Surface Pro 4, janë duke përjetuar dridhje të ekranit me pajisjen e tyre, një ‘zgjidhje’ pak sa radikale është gjetur, vendosja e Surface Pro 4 në frigorifer.
Në faqen e internetit Flickergate, përdoruesit e Surface Pro 4 kanë postuar shumë foto dhe video që shfaqin problemin në fjalë. Njëri prej tyre, ka zbuluar se dridhja e ekranit ndalon kur e vendos Surface Pro 4 në një frigorifer, megjithatë, ai thekson se është vetëm një ‘zgjidhje’ e përkohshme dhe se problemi rishfaqet pas disa minutash.
Sindroma tipike këto të mbinxehjes së qarqeve integruaraose.
Ata pretendojnë se dridhja zakonisht ndodh 1 vit pas blerjes kur garancia ka skaduar. Kjo do të thotë që përdoruesit janë të detyruar të paguajnë 800 dollar për një shkëmbim jashtë garancie nga Microsoft. Megjithatë, shumë përdorues kanë përjetuar të njëjtin problem edhe në zëvendësimet e tyre.
Flickergate, numëron mbi 1800 përdorues, të cilët individualisht kanë shpenzuar mbi 1500 dollar për pajisje.
E megjithatë, deri më sot, Microsoft vazhdon të hesht.