You are currently viewing Modeli 20GB i GeForce RTX 3080 regjistrohet tek KEE

Modeli 20GB i GeForce RTX 3080 regjistrohet tek KEE

Herë po herë jo, këto kanë qenë zërat që kanë qarkulluar rreth pajisjes së RTX 3080 me 20 GB VRAM. Por tani  këto zëra marrin një përmbajtje më serioze pasi kemi regjistrimin e produktit tek entet rregullatorë si Komisionin Ekonomik Euroaziatik (KEE).

MSI gjithashtu mund të lëshojë një seri të re të kartave RTX 3080 dhe RTX 3090 me ftohës me ujë së shpejti, pasi  kanë listuar serinë Sea Hawk X (me një bllok uji të instaluar paraprakisht) dhe Sea Hawk (me ftohje hibride AIO). Gjithashtu, lista përmban serinë RTX 3060 (jo Ti) me 6 GB.