You are currently viewing Modeli Inxhinierik i GeForce GTX 880 Kapet Rrugës, Ka 8GB Memorje

Modeli Inxhinierik i GeForce GTX 880 Kapet Rrugës, Ka 8GB Memorje

Ndodh shpesh që gjatë rrugës “shpëton” ndonjë informacion dhe këtë rradhë GTX 880 nuk shpëtoi dot. Kjo ndodhi rrugës nga Kina për në qendrën e zhvillimit të NVIDIA-s në Indi, ku do të vazhdojë me testime dhe zhvillime të mëtejshme. Informacioni u shpërnda nga shtypi kinez. Në përshkrimet më poshtë dallohet kodi GM204 dhe 8GB GDDR5, konkretisht gjërat më të rëndësishme në këtë tabelë. GM204 është pasuesi i GK104 dhe zërat thonë që do të ketë 3200 CUDA dhe bashkë me gjëra të tjera, një bus 256-bit (është shumë mbytës por GTX 880 pretendohet të jetë një kartë mesatare, jo High-End). Ajo që na surprizon ne (le të themi) është masivi i memorjes prej 8GB GDDR5. Duke qenë se kjo kartë është 256-bit nuk supozohet të ketë brez (bandwidth) të mjaftueshëm për 4k, por fundja gjërat sa vijnë e i nxjerrin më të çuditshme kështuqë pse jo? Le ta bëjmë një kartë 8GB thotë NVIDIA.

8GB GDDR5 do të thotë që NVIDIA po përdor module me dendësi të lartë për kartën e saj dhe personalisht mendoj se frekuenca mund të jetë pak problem, por gjithsesi NVIDIA mund të ketë ndonjë “as nën mëngë”.

Në tabelën më poshtë shihet edhe një vlerë në Rupi Indiane prej rreth 47.000 e cila konvertohet në 780$. Gjithsesi kjo vlerë është duke përfshirë taksat etj etj. Ky çmim pak a shumë është çmimi në të cilin vendosen kartat 500$ në Indi.

Na mbetet tani vetëm të presim për më shumë info në të ardhmen.

13a

 

Burimi VideoCardz