You are currently viewing MSI Tregon Bordet AM4 X370 Për AMD RYZEN

MSI Tregon Bordet AM4 X370 Për AMD RYZEN

Fotot e boreve AM4 X370 për AMD RYZEN kanë rrjedhur online në pritje të hapjes zyrtare të evenimentit të teknologjisë që mbahet në Amerikë, Las Vegas, CES 2017.
Borded në fjalë janë, X370 XPower Gaming Titanium, dhe B350 Tomhawk.

Seria XPower Gaming Titanium është ajka e bordeve MSI, madhësia e këtij bordi është ATX, me ngjyrat tipike të serisë Titanium, me PCB-n dhe mburojën në argjend dhe heatsinks të zi.

Të dhënat e tjera:

Tre fole PCIe Gen 3.0 nga të cilat dy janë të përforcuara në çelik.
Midis folesë së parë dhe të dytë ka një hapësirë të konsiderueshme, e cila lejon për qarkullim sa më të mirë të ajrit në rast të vendosjes së dy kartave grafike.
Dy fole M.2 për SSD, gjashtë fole SATA, një fole U.2, si dhe lidhje të brendshme USB.
Buton në bord si dhe ekran debug, për overclockers-at.

Në krahun tjetër B350 Tomahawk është një bord i nivelit të mesëm dhe PCB-ja nuk është e mbushur si modeli Titanium.
Megjithatë gjejmë dy fole PCIe Gen 3.0 nga të cilat vetëm një është e përforcuara në çelik.
Një fole M.2. Dy fole PCIe. Katër fole SATA.

AMD nuk ka dhënë ende një datë për nxjerrjen në treg të proçesorit RYZEN, edhe pse flitet se bordet AM4 mund të dalin në Mars të këtij viti, mbase më shumë do të mësojmë në CES2017.

Burimi: Ocaholic