PUBG Corp ka njoftuar se 15 persona të dyshuar për shitjen dhe zhvillimin e programeve pirate që ndikojnë në lojën e tyre battle royale janë arrestuar në Kinë.
Gjobat e vendosura në këtë rast tejkalojnë 5.1 milionë dollarë.
“Zërat rreth marrjes së të dhënave personale nga kompjuteri i lojtareve të PlayerUnknown’s Battlegrounds në përmjet programeve të piraterisë janë konfirmuar të jenë të vërteta,” thuhet në një shënim nga studioja Koreane.
“Përdorimi i programeve të paligjshme jo vetëm që bezdisin të tjerët, por mund të çojë në dërgimin e të dhënave tuaja personale” tek palët e treta jo të besueshme.
Hilet [Cheating] janë një problem shumë serioz në PlayerUnknown’s Battlegrounds, vetëm në Janar të këtij viti janë pezulluar mbi një milion përdorues, për këtë është kërkuar një ndarje e serverëve në vendet ku pezullimet janë më të shpeshta (Kina dhe Rusia në krye), diçka që zhvilluesi ka kundërshtuar gjithmonë.
Burimi: Polygon