You are currently viewing Ninja Theory Po Punon Në Katër Projekte Të Ndryshme

Ninja Theory Po Punon Në Katër Projekte Të Ndryshme

Nga publikimi i fundit i revistës Game Informer, e cila faqen e parë ja ka dedikuar të shumë priturit Hellblade: Senua’s Sacrifice, vjen një lajmë i mirë për fansat e Ninja Theory.
Studioja Angleze me qendër në Cambridge është duke punuar në katër projekte të ndryshme përfshirë Hellblade, që do të zbulohen pas daljes së kësaj të fundit.

Ninja Theory e famshme për lojërat si DmC: Devil May Cry, Enslaved: Odyssey to the West dhe Heavenly Sword, ka publikuar kohët e fundit një lojë për VR me titullin Dexed.
Në videon poshtë mësojmë se Ninja Theory, është përqendruar tek aspekti i tregimit, më shumë se atij të gameplay për çka është edhe e mirënjohur në lojërat e tjera.

Nuk dihet ende se kur do të dalë Hellblade: Senua’s Sacrifice, por dimë se një version për PC ekziston.