You are currently viewing Nisin spekulimet rreth brezit të ri të kartave grafike nga Nvidia

Nisin spekulimet rreth brezit të ri të kartave grafike nga Nvidia

Seria e re e kartave grafike GeForce RTX 40 nga NVIDIA, e koduar me emrin Ada Lovelace, duket të jetë premtuese.

Ajka e serisë RTX 40 GeForce RTX 4090 do të jet dy herë më e shpejtë se RTX 3090 me konsum 450W dhe 16128 bërthama.  Çipi në fjalë do të jet AD102-300, sipas kopite7kimi. Ai thotë se ajka gjeneratës së ardhshme të Nvidia Ada Lovelace do të ketë 126 SM. Numri është më i ulët se 140 SM-të e parashikuara. 126 SM llogariten për një total prej 16128 bërthama te memorjes FP32. Në krahasim me 144 SM-të e GPU-së AD102, kjo nënkupton që mund të pasohet nga një model RTX 4090 Ti. Karta grafike RTX 4090 do të ketë 24 GB memorje me shpejtësi 21 Gbps GDDR6X.  Njoftuesi përmend gjithashtu një datë lëshimi në Korrik, e cila duket paksa e pamundur. Gamescom do të zhvillohet në Gusht dhe NVIDIA më parë ka lëshuar karta të reja gjatë këtij  eventi. Si p.sh seria Turing, RTX 20.

Megjithatë, ju kujtojmë se këto janë vetëm spekulime.