Një parregullsi në Driver-at e Samsung Galaxy S9 mund të përdoret për të thyer sigurinë e telefonit

Një parregullsi në Driver-at e Samsung Galaxy S9 mund të përdoret për të thyer sigurinë e telefonit

Samsung ka zgjedhur shpesh çipet e Qualcomm mbi të vetën Exynos për disa tregje ku përfshihen Hong Kong, Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe pjesë të Amerikës Latine.
Telefoni i fundit Samsung Galaxy S9 përfshin çipin e fundit grafik të Qualcomm, Snapdragon 845.
Për konsumatorin e zakonshëm, ka pak ndryshim midis varianteve Exynos 9810 dhe Snapdragon 845 nën kapak.
Megjithatë, përvoja mund të jetë e ndryshme në varësi të çipit.

Vlerësimi i Anandtech i Snapdragon Galaxy S9 dhe Exynos Galaxy S9 zbuloj dallime të mprehta në rendiment dhe jetën e baterisë ndërmjet dy modeleve, me modelin Snapdragon që tejkalon lehtë modelin Exynos.
Por, dallimi në rendiment nuk duket të jetë shqetësimi i vetëm këtë herë, dhe për këtë është e bindur një kompani Angleze që merret me testimin e grafikës së telefonave.
GraphicsFuzz zhvillon teste për të kërkuar parregullsi në Driver-at grafik dhe ofron ndihmë në diagnostikimin e shkaqeve rrënjësore të çdo problemi që zbulojnë.
GraphicsFuzz pati zbuluar disa dobësi sigurie në Driver-at e ARM-s për Samsung Galaxy S6, për të cilin u shpërblyen nga Google, duke krijuar një reputacion për veten e tyre në këtë treg.
Gjatë testimit të Snapdragon në Samsung Galaxy S9, GraphicsFuzz gjeti një gabim në Driver-at e Adreno 630, i cili u lejon atyre të nisnin një riatdhesim të telefonit përmes një faqeje të internetit.
Në thelb, problemi qëndron tek përpunimi i një sahder-i kompleks nga ku mund të shfrytëzohet për të ngrirë dhe riatdhesuar përfundimisht telefonin.
Një shader është thjesht një program që lejon përpunimin e një figure nga karta grafike.
GraphicsFuzz tha se nuk e ka dizajnuar faqen WebGL me qëllim keqdashës, dhe se është zbuluar rastësisht gjatë testimit të tyre standard të stabilitetit.
Sapo zbuluan se kjo anomali është e riprodhueshme, GraphicsFuzz iu drejtua zhvilluesve të Android XDA për të lehtësuar procesin e zbulimit si me Qualcomm dhe Samsung.
Nga pesë browser-ët më popullorë të internetit të testuar në Android 8.0.0 Oreo rezultoi që:

Google Chrome v65.0.3325.109 – Ngrin telefonin për vetëm +2 sekonda.
Samsung Internet v7.0.10.46 – Ngrin telefonin dhe riatdheson.
Opera v45.1.2246.125351 – Ngrin telefonin.
Microsoft Edge v1.0.0.1726 – Ngrin telefonin për vetëm +3 sekonda.
Firefox v59.0.2 – Browser-i përplaset.

Poshtë gjeni dhe një video demonstrimi.

Burimi: XDA-Developers