Pas një faze amullie, e cila çoi në një humbje të vogël por të konsiderueshme të lojtarëve, PUBG po përgatitet të kthehet fuqishëm me një seri përmbajtjesh të reja, duke përfshirë një hartë të tretë për versionin PC.
Siç u parashikua pak ditë më parë, Bluehole dhe PUBG Corp do të ndajnë udhërrëfyesin lidhur me përmbajtjet e ardhshme të muajit Mars, në të cilën do të flitet edhe për hartën e ardhshme.
Harta, e cila sipas teaserëve të vitit të kaluar duket të jete e ambientuar në Detin Adriatik, do të jetë në dispozicion në gjysmën e parë të vitit, dmth brenda katër muajve të ardhshëm (në fund të Qershorit si afati i fundit).
Deri më sot, PUBG ka në dispozicion dy harta, origjinalja Erangel, e ambientuar në Rusi dhe Miramar më e fundit, në Amerikën Qendrore, e cila nuk ka mbledhur konsensusin e dëshiruar.
Burimi: Eurogamer.net