Një Tab i ri për monitorimin e kartës grafike shtohet në Task Manager në Windows 10

Një Tab i ri për monitorimin e kartës grafike shtohet në Task Manager në Windows 10

Microsoft po punon në një përditësim(update) të ri për Windows 10 i cili përveç rregullimeve dhe modifikimeve të shumta sjell një Tab tjetë të ri për monitorimin e kartës grafike në Task Manager.

Monitoronim individual i çdo karte grafike në kompjuterin tuaj të shoqëruar me statistika në 3D të shfrytëzimit të drejtpërdrejtë për ngarkesën e kartës grafike, ngarkimi i Video hardware-acceleration (encode/decode), përdorimi i dedikuar i memorjes, përdorimi i përbashkët i memorjes dhe informacionet bazë të Driver-it, si për shembull versionin dhe data e lëshimit, janë veçoritë e tjera.
Tani për tani ky perditësim është pjesë e programit Windows 10 Insider, i disponueshëm vetëm për ato që i janë bashkuar këtij programi. Versioni është Preview “Build 16226” dhe pritet të dalë për të gjithë në muajt e ardhshëm.