Një  Version Remastered i Crashday Do Të Mbërrijë Muajin e Ardhshëm

Një Version Remastered i Crashday Do Të Mbërrijë Muajin e Ardhshëm

Moonbyte ka njoftuar për një version remastered të lojës së saj Crashday, fillimisht e botuar në vitin 2006, të quajtur Crashday – Redline Edition.
Loja është një multiplayer arcade garash ku lojtarët mund të garojnë, përplasen, gjuajnë dhe shkatërrojnë makina të tjera.
Loja do të ofrojë shtatë modalitete të ndryshme me mbështetje të plotë në beteja si në nivel lokal [lan] dhe online. Për rastin është lëshuar një trailer i ri që mund ta shihni poshtë, Crashday – Redline Edition do të dalë muajin e ardhshëm.