Frontier Developments ka lëshuar një ditar të ri të zhvillimit të lojës Jurassic World Evolution.
Në videon, që shihet më poshtë, jo vetëm që shohim disa segmente të gameplay-it që lidhen me krijesat gjigante në park, por gjithashtu mund të dëgjojmë fjalët e zhvilluesve në aspekte të ndryshme të lojës, nga misionet e disponueshme në mundësinë e punës me historianin Dr. Ian Malcolm, i luajtur nga aktori i filmit të Jurassic Park Jeff Goldblum.
Në videon e dytë flitet për karakteristikat e dinosaurit Spinosaurus.
Jurassic World Evolution do të dal për PC më 12 Qershor të këtij viti.