You are currently viewing Nvidia Konkurron Partnerët e Saj Me Kartat  ‘Founders Edition’

Nvidia Konkurron Partnerët e Saj Me Kartat ‘Founders Edition’

Si pas një burimi të Digitimes, përpjekjet e Nvidias për të shtyrë kartat e saj ‘Founders Edition’ do të ndikojë në rentabilitetin e partinëve të saj në Tajvan dhe Kinë në vitin 2017 dhe më gjerë.
Rritjet e shitjeve dhe e fitimit nga Nvidia në sektorin e kartave grafike, kanë shtyrë kompaninë në promovimin e kartave të saj ‘Founders Edition’.
Pavarësisht nga furnizimi me çipe për kamponit e prodhimit të kartave grafike si, Asustek Computer me bazë në Tajvan, Gigabyte Technology, Micro-Star International (MSI), Palit Microsystems, Zotac me bazë në Hong Kong si dhe Colorful me bazë në Kinë, Nvidia gjithashtu konkurron me to, vazhdon burimi.

Vitin e kaluar pa përfshirë Nvidian, përfitimi total i gjashtë kompanive kryesore në krijimin e kartave grafike, ishte rreth 159.49 milion dollar, çka nxiti Nvidian ti bashkohet segmentit për të marrë një pjesë të fitmeve në rritje, përfundojë burimi.

Burimi: DIGITIMES