NVIDIA do të zgjerojë serinë 16 me një tjetër hyrje GeForce GTX 1650 muajin që vjen

NVIDIA do të zgjerojë serinë 16 me një tjetër hyrje GeForce GTX 1650 muajin që vjen

Ndërsa pritet ende dalja në treg e GeForce GTX 1660 Ti, zërat tashmë flasin për një tjetër kartë grafike që do ti bashkohet serisë 16 muajin që vjen,  bëhet fjalë për GeForce GTX 1650.

Lajmi vjen nga VideoCardz, që pretendon se informacioni i tyre është i konfirmuar dhe sugjeron se çipi i përdorur për këtë kartë do të jetë TU117.

Për veç këtyre zërave pak sa të vagë asgjë nuk dihet mbi specifikimet e kartës. Megjithatë përmendet se GeForce GTX 1650 do të dalë në treg muajin e ardhshëm në Mars.