NVIDIA GeForce GTX 1660 Ti shfaqet në teste

NVIDIA GeForce GTX 1660 Ti shfaqet në teste

Karta grafike e ardhshme e NVIDIA-s GeForce GTX 1660 Ti është shfaqur në bazën e të dhënave të “Ashes of the Singularity”.  GTX 1660 Ti është një kartë e mesme e NVIDIA-s pa karakteristikat e raytracing.  Është karta e parë që përdor çipin Turing pa bërthamat Tensor, E baruar në çipin TU116 vjen me 1536 bërthama CUDA dhe me 6GB memorje GDDR6. Ky model ka për qëllim të ofroj një çmim më të ulët se RTX 2060. Karta shënoi 7400 pikë, plot  1200 pikë më shumë se GTX 1060.  GTX 1660 Ti do të zbulohet muajin e ardhshëm. Gjithashtu, sipas zërave  do të ketë edhe një model të dytë jo Ti,  me memorje GDDR5x.