Nëse është e rreme ose e vërtetë nuk e dimë, por një hyrje e re është shfaqur në tabelën e rezultateve të Final Fantasy XV, me emrin GeForce RTX 2060.
Fakti që është shfaqur me një emër të plotë është shumë e diskutueshme.
Megjithatë, Radeon RX 590, u zbulua me emrin e plot dhe jo si kod i një mostër prove, kështu që mund të jetë edhe e mundur.
Zërat rreth kartës 2060 kanë qenë të ndryshëm, disa zëra sugjeronin se nuk do të kishte një version RTX të serisë 2060, dhe se kartat e reja të serisë 20, nga seria 2060 e poshtë do të ishin GTX.
Gjithashtu, gjithmonë si pas zërave, kartat nuk priten të dalin në treg para tre mujorit të tretë të 2019.
Rezultatet na tregojnë një rendiment diku aty poshtë me Radeon RX Vega 56 dhe GeForce GTX 1070.
